Këtë javë starton Liga Rajonale e Shkupit ku merr pjesë edhe Shkëndija U 13 që drejtohet nga treneri i njohur Gayur Recep informon Tetovasot.
Skuadra Kuq e Zi nga Tetova do të ketë përballjen e parë me skuadrën U13 të Butelit dhe një javë më vonë me Rabotniçkin e Shkupit e më pas me Makedonija Gjorçe Petrov.
Gjenerata 2011 e Shkëndijës përbëhet nga një grup talentësh që këtë vit drejtohen nga Gayur Recep i cili ka bërë një punë të shkëlqyer brenda një periudhe gati prej një muaj e gjysëm.
Poashtu këtë javë starton edhe gjenerata U14 që drejtohet nga treneri i njohur Ibraim Luma.Bëhet fjalë për një gjeneratë të shkëlqyer që në këtë format ose kategori garash do ta kenë sezonin e tyre të dytë.Tetovasot