Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për “PortalX” u shpreh se koalicioni VLEN e ka kushtëzuar VMRO-DPMNE-në me minimum 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit.

Në ndërkohë, dy ditë para se të zgjidhej kryetari i Kuvendit në krye të Kuvendit, BDI-ja bashkë me partitë tjera nga Fronti Evropian ka pasur negociata me VMRO-në në dhomën 161 në Kuvend.

“Oferta e tyre ka qenë që Fronti Evropian të jetë pjesë e Qeverisë, pa kryetarin e Kuvendit. Vetëm me katër ministri”, u shpreh Taravari duke cekur se në atë dhomë kanë negociuar Blerim Bexheti, Menduh Thaçi dhe Elmi Aziri.

Taravari shtoi se në bëhet krahasimi me vitin 2008, numri i ministrive tani është më i madh dhe po ashtu VLEN ka arritur të merr më shumë drejtori në krahasim me atë periudhë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume