Policia është deklaruar lidhur me zjarrin e vënë në njërën nga shtëpitë e ndërtuara nga qeveria në Mitrovicë të veriut.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani tha për Klankosova.tv se ende nuk ka të arrestuar e as të dyshuar.

Ai potencoi se zjarri është shkaktuar nga koktej i molotovit.

”Rreth orës 00:30 Patrolla Policore e cila ka qenë në patrullim ka vërejtur tym tek një shtepi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër Policia ka vërejt derën e hyrje e cila ishte duke u djegur. Zjarri është fikur nga patrolla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit. Për momentin nuk kemi të dyshimtë apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimir të rastit”, tha Elshani, njofton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume