Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Takimi në Bruksel i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, është zhvilluar vetëm me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pra, Bislimi nuk pati një takim trilateral me Lajçak dhe me kreun e ekipit negociues të Serbisë, Petar Petkoviq.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Klisman Kadiu, shef i kabinetit të Bislimit.

“Takimet kanë përfunduar. Nuk ka pasë takim trilateral”, tha Kadiu.

Më tej, ai shtoi se për detajet e takimit të Bislimit dhe Lajçakut, do të lëshohet një komunikatë për media.

“Takimi ka qenë bilateral me emisarin Lajçak. Pas pak del komunikata me më shume detaje”, ka thënë Kadiu. /Klankosova.tv