Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, ka njoftuar për takimin e realizuar sot të Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe Sekretarit Organizativ, Blerim Bexheti me kryetarët e degëve dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe Sekretarin Organizativ, z. Blerim Bexheti, takuam kryetarët e degëve, dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike më e organizuar në hapësirën shqiptare, në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vazhdojmë të organizohemi edhe më fuqishëm së bashku me popullin në mbrojtje të legjitimitetit!

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume