Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar mekanizmin për barazi në punësim “balancuesin”.
Sela tha se ky vendim është pjesë e majorizimit, të cilin e ka paralajmëruar Hristijan Mickoski.
Ai ka shtuar ky vendim po ashtu është pjesë e destabilizimit, që është bërë temë kohën e fundit
“Heqja ose vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar balancuesin, për ne si ASH përbënë shqetësim. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë qytetarët, pasi nuk është vetëm vendim i gjykatës, por është paralajmërim politik i kryeministrit të tanishëm. Që kur u hap diskutimi për heqjen e 20-përqindëshit ai paralajmëroi edhe heqjen e balancuesit. Kjo nuk i kontribuon paqes dhe bashkëjetesës në vend, por krijon pasiguri dhe frikë te qytetarët. Ndërsa tek debati për destabilizim, tani shihet se kush e nxit këtë”, tha Sela.
Ai shtoi se “roli i vasalëve që janë pjesë e Qeverisë, është që të legjitimojnë diskriminimin dhe shtypjen që u bëhen shqiptarëve dhe bashkësive tjera në vend. Kërkojmë që të bëjnë hap mbrapa sa nuk është vonë”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume