Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për drekën që sot e zhvilloi bashkë me liderët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Evropian, me ftesë të presidentes Ursula von der Leyen.

Rama tha se Shqipëria është rrugës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Fillim i ri drejt Evropës 2030 me Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ka thënë Rama në Facebook.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume