Një person është plagosur në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Ka ndodhur një plagosje. I plagosur është një person i moshës madhore. Njësitet janë në vend të ngjarjes dhe rasti po hetohet”, tha Zahiti, njofton Klankosova.tv.

Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me Spitalin e Mitrovicës për të marrë informacione në lidhje me gjendjen e të plagosurit, por deri në publikimin e këtij shkrimi s’ka marrë përgjigje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume