Daniel Dubois ka shkëlqyer sonte në Arabinë Saudite.

Dubois shënoi fitore në duelin kryesor të mbrëmjes së boksit, duke e mundur Anthony Joshuan me nokaut.

Ishte një goditje në kundërsulm në raundin e pestë, nga e cila nuk mundi të ngrihej ish-kampioni i botës, Anthony Joshua.

Përkundër që fitoi dhe siguroi titullin IBF, Dubois do të fitojë më pak se Joshua.

Raportohet se Dubois do të fitojë një shumë të garantuar prej katër milionë euorve, por kjo mund të rritet deri mbi 10 milionë euro në varësi të shikimeve.

Ndërkohë, është thënë se Joshua do të marrë në shtëpi tetë milionë euro, por kjo vlerë mund të rritet deri në 30 milionë euro varësisht se sa do të shikohet ky duel.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume