Nga Ndërmarrja Publike “Parqe dhe gjelbërime” kanë publikuar pamje nga gjendja e parkut të qytetit të Shkupit pas mbrëmjes së të shtunës, ku shihet se si parku është “ngulfatur” nga mbeturinat, përcjell TV21. Nga NP “Parqe dhe gjelbërime” thonë se mëngjesin e sotëm është pastruar e gjithë hapësira.

“Sot në mëngjes, ekipet në terren nga Parku i Qytetit kanë pastruar me shpejtësi parkun nga një sasi e madhe mbeturinash dhe mbetjeve”, thuhet në njoftimin e NP “Parqe dhe gjelbërime”.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume