Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas shërbimit të shtypit parlamentar, Spiropali do të zhvillojë disa takime. Është planifikuar të ketë takim kokë më kokë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe takime me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me Talat Xhaferin, ish-kryetar i Kuvendit, si dhe me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit është planifikuar një deklaratë për media.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume