Gjatë intervistes për emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa, reperi i njohur Gold AG shprehu bindjen e tij të thellë shpirtërore dhe përkushtimin ndaj fesë Islame.

“Pasuria ma e madhe që ma ka dhënë Zoti është Islami,” deklaroi ai, duke theksuar rëndësinë që feja ka në jetën e tij personale dhe profesionale.

Gold AG, i cili shpesh në tekstet e tij muzikore përçon mesazhe për fenë dhe vlerat familjare, ndau me publikun se besimi i tij është baza e çdo suksesi që ka arritur deri më tani. Ai foli për sfidat që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij artistik, por gjithashtu theksoi se Islami ka qenë busulla që e ka udhëhequr në jetën e tij.

Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.