Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kaçurri, ka debutuar me ekipin e parë të Arsenalit. 18-vjeçari, u aktivizua nga trajneri Mikel Arteta, në Kupën e Anglisë, në sfidën ndaj Boltonit. Kaçurri mori vendin e Kalafiorit në minutën e 70-të. Talenti shqiptar është pjesë e të rinjve të Arsenal-it, por për shkak të mungesave të mëdha, Arteta e ka marrë në ekipin e parë.

Pas disa ndeshjeve në stol, mbrojtësi shqiptar bëri debutimin me ekipin e parë. Një moment i veçantë për Kacurrin, që po jeton në ëndërr fëmijërie. Ai numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17.

Hera e fundit kur Kaçurri ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren U-19 ka qenë 17 tetori i vitit 2023 në duelin miqësor ndaj Turqisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume