Superiorë ose më saktë briliantë. Kjo frazë i shkon më shumë fitores së madhe të Shkëndijës U-13 ndaj Rabotniçkit të fortë me rezultat të thellë 4:0 informon Tetovasot.

Tashmë një dorë treneri profesionist duket se ka prekur këtë gjeneratë dhe treneri Gajur Rexhep i ka dhënë formë një skuadre në ngritje me plot talentë.

Pjesa e parë ishte e përsosur dhe kur kësaj i shton atmosferën që krijuan tifozët e shumtë , kjo e plotëson këtë derbi që ka shumë rëndësi në ngritjen e skuadrës dhe të ardhmes së tyre.

Ndeshjen tjetër Shkëndija U-13 luan në transfertë me Makedonia Gjorçe Petrov.TS