Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Mark Rutten, për marrjen zyrtarisht të detyrës si Sekretar Gjeneral i NATO-s.

Osmani u shpreh e bindur se nën udhëheqjen e Ruttes, partneriteti dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO-s do të forcohet edhe më shumë.

“Mezi pres të punojmë së bashku drejt garantimit të paqes dhe sigurisë afatgjate në rajon dhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo e falënderoi sekretarin e deritanishëm, Jens Stoltenbergun, për shërbimin dhe udhëheqjen e tij në krye të NATO-s.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume