Sonte do të luhen ndeshjet e dyta të kësaj jave në Champions League, ku do të spikat ndeshja mes Lille të Edon Zhegrovës dhe Real Madridit.

Kjo do të jetë hera e parë për Zhegrovën, i cili do të jetë përballë Real Madridit në një garë prestigjioze siç është Champions League.

Zhegrova e ndihmoi Lille që të kualifikohej në Champions, duke shënuar në dy ndeshjet e rundit final për kualifikime, njofton Klankosova.tv.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00 dhe mund ta ndiqni në kanalet sportive e Artmotion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume