Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, do të paraqitet në SPAK rreth orës 15:00 të ditës së sotme, lidhur me kallëzimin e depozituar në Prokurorinë Speciale për shantazh.

Në datën 30 shtator, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, për një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumentave të falsifikuara.

Shantazhohet Gazment Bardhi/ Ja mesazhi që i dërgohet në aplikacionin “Signal”
Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.

Në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, Bardhi tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog” ku i shkruan: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK.

Pak ditë pas denoncimit dhe kallëzimit, SPAK është vënë në lëvizje, ndërsa pritet që sot kreu i deputetëve demokratë të japë sqarime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume