13.400 PJESËMARRËS NGA 55 VENDE

Kenianët Hilari Çemvono në konkurencën e meshkujve dhe Irine Xheruto në atë të femrave janë fituesit e edicionit të sivjetshëm të 20-të të Maratonës së Shkupit.

Dario Ivanvski u rendit I treti kurse në kategrorinë e femrave Adrijana Pop Arsova u rendit e dyta.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit turk dominuan në garën e gjysmë maratonës. Fituesi ishte Xhan Husein.

Në kategrorinë e femrave në garën e gjysmëmaratonës fitoi Milica Mirçeva nga Bullgaria, para Gresa Bakraçit nga Shqipëria.

Në edicionin e sivjetshëm jubilar të “Viz Er Maratonë së Shkupit” morrën pjesë numër rekord prej 13.400 garuesve nga 55 vende. Gara mbahet nën patronazhin e Ministrisë për Sport.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume