Gazetarja Venera Azizi është emëruar zëdhënse e Qeverisë së RMV-së. Këtë lajm e ka bërë publike zv.kryeministri Arben Fetai.

“Zyrtarisht, me zëdhënesen e parë shqiptare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut!
Urime Venera Azizi! Nuk dyshojmë se do shkëlqesh!” ka shkruar Fetai.

Venera Azizi ka punuar në disa media të vendit dhe së fundmi ka qenë si këshilltare në komunën e Çairit./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume