Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për themelimin e degës partiake në Çair, si dhe për zgjedhjen e drejtuesit të saj.

“Me krenari dhe entuziazëm të madh, përurojmë themelimin e Degës së Çairit, ku kryetar u zgjodh Muhedin Brava. Kjo paraqet vazhdimësi e përkushtimit tonë për të qenë më afër qytetarëve, dhe për të përhapur vlerat tona në çdo cep të vendit. Mirëpresim secilin prej jush të na bashkangjitet në këtë rrugëtim, drejt një ndryshimi të shumëpritur që na avancon si komb”, ka shkruar Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume