“VLEN demonizon idenë e BDI-së për futjen e kartëmonedhave dygjuhëshe. Qeveria e DPMNE-së dhe ZNAM-it e toleron shumë herë politikën shoviniste të promovuar nga partneri i tyre i koalicionit”, thuhet në reagimin e Lvicës.
“Secesionizmi për të cilin paralajmëroi #Levica është plotësisht i pritshëm pas betimit në seancën e Kuvendit Kushtetues në gjuhën shqipe nga kryeparlamentari Gashi. Duke mos përkrahur interpelancën e dorëzuar nga deputetët e së majtës, DPMNE-ja vetëm sa hapi derën për politika antishtetërore. Kjo u pasua menjëherë nga kërkesa për një Akademi paralele të Shkencave dhe Arteve Shqiptare dhe tani vijmë sërish tek kërkesa për kartëmonedha dygjuhëshe.
Ndërkohë që njerëzit nuk ia dalin dot dhe çdo ditë shohim se si të rinjtë largohen nga vendi pavarësisht përkatësisë etnike, elita politike, në mungesë të një ideje për zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve, nuk ndalet së ndërtuari karrierën e tyre përmes promovimit të etnoshovinizmit, irredentizmit dhe secesionizmit.
Kërcënimet për destabilizimin e shtetit, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për “Balancierin” se është antikushtetues, janë më e pakta irredentizëm dhe kërcënim për sigurinë e shtetit ! Në vend të dënimit, shteti i mbron të gjitha këto (duke mos votuar interpelancën) dhe e shpërblen (duke alokuar 35 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”).
Mosmbrojtja dhe mossanksionimi në rast të goditjes së rendit kushtetues dhe karakterit unitar të shtetit, jo vetëm që nuk e pengon, por stimulon edhe federalizimin e shtetit”, vijon reagimi i Levicës.
“Ndaj “E Majta” apelon tek institucionet shtetërore që të marrin masat e nevojshme ndaj atyre që shkelin rendin kushtetues. Ne paralajmërojmë se politikat nacional-shoviniste nuk i kanë sjellë asgjë të mirë vendit. I kërkojmë secilit prej aktorëve të tjerë politikë të shkëputet dhe të dënojë idenë antishtetërore të Kasamit dhe VLEN-it. Lëvizjet që cenojnë karakterin unitar të shtetit nuk duhet të diskutohen!”, mbyllet reagimi i Levicës.