Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur në seancën e Kuvendit, e ka quajtur Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të VV-së bashkëpunëtore në krim të Milan Radoiçiqit.

Në fjalën e tij, Haxhiu e theksoi sulmin ndaj një kompanie kosovare në Urën e Ibrit.

“Si është sulmuar ‘Lirigzoni kompani’ në pjesën veriore nga bandat e Radoiçiqit, dhe ju i duartrokitni kësaj pafytyrësie? Ju e doni me bo bashkë luftëtarin me bashkëpunëtorin. Jo, zonjë, jeni bashkëpunëtore e krimit me Milan Radoiçiqin”. /EO