Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit si mekanizëm për përfaqësim në administratën shtetërore.

“Theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila kërkon respektimin e plotë të parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë, veçanërisht në administratën publike”, thuhet në deklaratën e delegacionit të BE-së, përcjell INA.

“Delegacioni i BE-së ka ndjekur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës vjen pasi qeveria njoftoi synimet e saj për të reformuar sistemin dhe për të zëvendësuar ‘balancerin’. Presim të shohim propozimet”, theksojnë nga Delegacioni i BE-së.

Gjykata Kushtetuese ditë më parë shfuqizoi “balancerin” si mekanizëm për përfaqësim të drejtë gjatë punësimeve në institucionet shtetërore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume