Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth para gjysmë ore në Veternik, ku janë përfshirë mbi 10 automjete, raporton Sinjali.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, aksidenti duket i rëndë dhe që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në video shihet një kamion që duket se ka dalë nga rruga, e që ka tërhequr edhe anësoren e rrugës.
Nga Policia kanë bërë me dije se në aksident janë përfshirë 1 kamion dhe 11 vetura.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume