Ekspozimi ndaj mundësive për të qenë i mashtruar në hapësirat elektronike tashmë është i qasshëm për çdo grupmoshë. Zhvillimi i teknologjisë përmes aplikacioneve të ndryshme krijon besim të lartë tek qytetarët, avancimi teknologjik dhe mundësitë e reja përmes intelegjencës artificiale njëkohësisht e bëjnë të vështirë verifikimin e informacioneve, të cilat gjenden në rrjetet sociale.

Kaja: Verifikoni konkurset në institucionet zyrtare

Njohësi i kësaj fushe të IT-së, Leonard Kaja, thotë se është e vështirë për ta bërë vlerësimin nëse një video është e vërtetë apo mashtrim në bazë të shikimit dhe ndëgjimit dhe prandaj mbetet mënyra e vetme verifikimi i resursit që paraqet ajo video.

“Mënyra më e thjeshtë dhe më e lehtë që të mbrohemi nga mashtrimet dhe ekspozimi ndaj tyre është që çdo herë para se të ndërrmarim ndonjë hap për dhënien e informacioneve personale, dhënien e informacioneve të kartelave bankare, ta verifikojmë duke kërkuar adresën e personit juridik ose faqes që na paraqitet si reklam në rrjetet sociale, ta verifikojmë se ku e ka adresën fizike. A egziston adresë fizike apo nuk egziston. Nga ana tjetër e kemi faqen e DAP ku mund të kontrolloni a egziston ajo kompani dhe a ka numër tatimor ajo kompani. Institucionet egzistojnë për tu marrë pasi egziston një vepër penale apo ndodh një keqpërdorim dhe paraqitet i dëmtuari, e më pas të gjindet kush ka dëmtuar. Është e vështirë për ta bërë vlerësimin vetëm në bazë të shqisave të shikimit apo dëgjimit dhe mënyra e vetme mbetet për të verifikuar resursin që e paraqet atë video.” – tha Leonard Kaja, Ekspert i IT-së.

Kaja thotë se programe që kanë intelegjencë artificiale i përdorin dhe kompani të mëdha dhe serioze në tregun global, andaj verifikimi duhet bërë në organet e lartëpërmendura.

Koçoski: Pa kontrata reale në letër, mos merrni hapa të tjerë

Zoran Koçoski, menaxher gjeneral në kompaninë “Kauzon” për ndërmjetësim të punëtorëve njofton se numri mashtrimeve në vendin tonë është i lartë pasi që qytetarët nuk janë mirë të informuar për proceset e transferimit në vendet e tjera. Koçoski thotë se nuk duhet dhënë para apo dokumente identifikimi përderisa një subjekt nuk egziston realisht dhe nuk ka procedurë të intervistës formale që përfshin dhe dokumentimin e të njejtës.

“Në Maqedoni për shumë vite është bërë trend që qytetarët të kërkojnë forma për tu larguar nga shteti dhe gjithmonë kërkojnë dy kushte që të plotësohen, e para të kenë një rrogë të lartë dhe të largohën menjëherë. As njëra dhe as tjetra nuk është e mundur nëse nuk ka përgaditje të mirë për të gjithë procesin. Askush nuk mundet të dërgon diku dikënd nëse nuk organizohet një intervistë formale midis punëtorit dhe punëdhënësit. Kur bëhet fjalë për lidhjen e kërkesave të punëdhënësit dhe pritshmëritë e puntorit gjithçka duhet hedhur në letër, çfarë ofron punëdhënësi, cilat janë kualifikimet minimale që duhet të plotësoj punëtori, cilat janë detyrimet e punëdhënësit, por dhe cilat janë kërkesat ndaj punëtorit. Atëherë nuk mund të ndodhë ndonjë mashtrim. Për fat të keq në Maqedoni, e them hapur para opinionit, më shumë se 90% të rasteve kur bëhet fjalë për plasimin e fuqisë punëtore nga Maqedonia në shtete të huaja bëhet fjalë për ndërmjetësim joprofesional gjegjësisht thirrje nëpërmjet shoqërisë apo të njohurve ose nëpërmjet reklamave fiktive të cilat egzistojnë në rrjetet sociale dhe këtu më nuk ka asnjë far lloj sigurie.” – u shpreh Zoran Koçoski nga “Kauzon”.

Nga Inspektorati i tregut na kanë njoftuar se gjatë vitit 2024 janë paraqitur mbi 10 raste të mashtrimit në këtë fushë por që akoma janë në procedurë gjyqësore dhe nuk ka një epilog përfundimtarë.