Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Bärbel Bas, Kryetaren e Bundestagut Gjerman.
“Theksova angazhimin tonë për integrimin në BE, veçanërisht për zgjidhjen e pengesave si ndryshimet kushtetuese dhe kërkesave të Bullgarisë. Znj. Bas e përshëndeti përkushtimin tonë dhe shprehu mbështetjen e palëkundur të Bundestagut për procesin e integrimit, duke e quajtur vendosmërinë tonë shpresëdhënëse, ndërsa bashkëpunimin në NATO, pjekuri dhe përcaktim i qartë për BE. U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit, përfshirë intensifikimin e takimeve të grupeve parlamentare të miqësisë dhe projekteve si Programi për Mbështetje Parlamentare”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume