Zv/kryeministri i parë Mexhiti i gatshëm për të ndihmuar komunat e Sarajit dhe Tearcës në përgatitjen e projekteve: S’është me rëndësi kush janë kryetarët, me rëndësi janë banorët

Në një intervistë për TV21, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti siguron se aspak nuk i ndajnë komunat në baza partiake. Shpreh edhe gatishmëri për t’i ndihmuar për përgatitjen e projekteve, andaj edhe është zgjatur afati i aplikimit edhe për 1 muaj që qytetarët të mund të përfitojnë nga këto projekte.

“Duke i ditur kapacitetet e komunave rurale në këtë rast Saraji dhe Tearca ne si ministri do të jemi në shërbim edhe me çështje kuadrovike edhe përgatitjen e projekteve edhe për t’i ndihmuar pra që edhe ato t’ia dalin me sukses dhe të përfitojnë sepse për ne nuk është me rëndësi kush janë kryetarët e komunave, për ne me rëndësi është që edhe banorët e Tearcës dhe Sarajit të përfitojnë dhe të zgjidhen problemet e tyre dhe të kenë infrastrukturë më të mirë dhe të kenë një standard më të mirë jetësor”, tha Mexhiti për TV21.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume