Ish-sulmuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka luajtur deri në fund të ndeshjes për Baselin që fitoi me gol të minutave shtesë kundër St. Gallenit me rezultatin 2:1.

Kevin shënoi golin e fitores në minutën e 95-të. Kevin ishte edhe shënues i golit të parë në minutën e 31-të.

Për Baselin deri në fund të ndeshjes që i takoi javës së 10-të të Superligës së Zvicrës luajti edhe Leon Avdullahu, kurse Taulant Xhaka u aktivizua në minutën e 77-të.

Për St. Gallenin u paraqitën Albert Vallçi dhe Bastien Toma. Betim Fazliji ende nuk është i gatshëm për lojë.

Baseli zë vendin e pestë me 16 pikë, kurse një pozitë më poshtë me dy pikë më pak është St. Galleni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume