Në prani të të gjithë sektorit të sigurisë, me në krye drejtorët e ASK-së dhe AOT-s, sot u promovua dhoma e mbrojtur, e bërë me materiale që parandalojnë ndjekjen dhe përgjimin e paautorizuar, transmeton Portalb.mk.

Këtu, komisionet parlamentare të Përgjimit dhe Monitorimit të Inteligjencës do të mund të shqyrtojnë informacione të klasifikuara dhe konfidenciale, pa mundur t’i regjistrojë askush nga jashtë.

Në prezantimin e performancës së dhomës së mbrojtur, nuk u përmend nëse një anëtar i këtyre komisioneve, deputet apo drejtor i ardhur nga jashtë, mund të ndezë celularin dhe të regjistrojë nga brenda.

Kjo dhomë është në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE-së dhe është ndërtuar në kuadër të Programit të Reformës së Sektorit të Inteligjencës dhe Sigurisë.

Vendosja e dhomës së mbrojtur dhe hapësirës së mbrojtur të punës është rezultat i partneritetit strategjik midis Kuvendit të RMV-së dhe DCAF – Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë, e cila i thekson përpjekjet e përbashkëta për të forcuar qeverisjen demokratike dhe për të siguruar mekanizma gjithëpërfshirës të përgjegjësisë në kuadër të sigurisë së vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume