Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se masat e qeverisë po japin efekt, përcjell TV21. Durmishi tha se këtë po e vërteton edhe përllogaritja e shportës së konsumit nga ana e sindikatave, ku sipas tij ka ulje në çmimin e pijeve dhe ushqimit për 935 denarë.

“Kjo masë ka dhënë efekt. Për produkte të caktuara çmimet janë ulur nga 5% deri në 10%. Ka prodhime të caktuara ku çmimet janë ulur shumë pak ose aspak, si psh, buka, qumështi, etj. Kishte edhe… vaji për gatim, por kishte edhe prodhime ku çmimet u ulën për 10%, siç është mishi, zarzavatet, perimet, prodhimet e qumështit, kaçkavalli, djathi, etj. Atë e tha edhe sindikatat, sipas tyre shporta sindikale në tetor, çmimet për ushqim dhe pije janë ulur për 935 denarë, mos ta gaboj numrin. Ata e publikuan këtë lajm, kështu që vendimet e qeverive japin rezultate dhe kjo ndjehet në xhepin e qytetarit. Kështu që kur do të përfundojë kjo masë, nëse kemi rritje drastike të çmimeve muajin e ardhshëm, do të miratojmë masa më të rrepta. Morëm vendim për pajisjet shkollore, morëm vendime për shportën e shpenzimeve të vjeshtës, nëse i marrim analizat e këtyre dy masave, i bie diku 3000 denarë më lirë për çdo familje”, tha mes tjerash Durmishi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume