Lëkundje tërmeti janë regjistruar në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të premteje.

Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës Rihter me epiqendër në fshatin Çifçi të Fier. Kurse thellësia raportohet të ketë qenë 5 kilometra.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetin e Lushnjes e Vlorës, si dhe në zona të tjera përreth.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume