Shkëndija U 13 ka shënuar fitore ndaj skuadrës “Grozdanovski” nga Shkupi 2:0 në një lojë të dominuar nga vendasit informon Tetovasot.
Skuadra e drejtuar nga Gayur Rexhepi ka shpërfaqur një lojë të mirë mes disa rasteve tjera të pastërta për shënim.

Golat për Shkëndijën i shënuar Dior Alili dhe Leart Salihi.

Edhe skuadra U-14 e drejtuar nga Ibraim Luma la shënuar ndaj të njëjtës skuadër Grozdanovski me rezultat 5:0.
Ndeshja thuajse u mbyll në pjesën e parë kur skuadra Kuq e Zi shënoi plot katër herë.

Të dy gjeneratat kanë lojtarë shumë cilësorë dhe dy strategë të njohur që punojnë intensivisht në arritjen e sukseseve në Ligën Regjionale -Shkup.TS