Është rritur në 2.672 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet që ushtria izraelite vazhdon kundër Libanit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë thuhet se Izrael vazhdon sulmet e saj ajrore ndaj shumë rajoneve të Libanit.

Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të Izraelit dje kanë humbur jetën 19 persona ndërsa 108 të tjerë janë plagosur. Në sulmet kundër Libanit që nga 8 tetori 2023 e deri më tani është rritur në 2.672 numri i personave që kanë humbur jetën dhe në 12.486 i atyre që janë plagosur.

Për shkak të bombardimeve të Izraelit parashikohet se në Liban janë zhvendosur qindra mijëra persona.

Teksa vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt Bejrut dhe veriut, qeveria libaneze ka njoftuar se më shumë se 486 mijë persona kanë migruar në Siri.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com