Forcat speciale nxorën me forcë Ish-Presidentin nga makina , Avokati i Popullit nis hetim administrativ për arrestimin e Ilir Metës

Avokati i Popullit ka nisur hetim administrativ për mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit, Ilir Meta.
Avokati i Popullit nisi hetim për procedurat e ndjekura nga institucionet e përfshira në zbatimin e urdhër arrestit, agjentët e BKH-së dhe Policia.
ADVERTISING
Avokati i Popullit do të vlerësojë procedurat mbi mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit të Republikës dhe drejtuesit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në zonën e kthesës së Kamzës pak ditë më parë.
Aktualisht, Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë, ndërsa dyshohet sipas SPAK për disa vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të njëjtat akuza janë ngritur edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë së detyrimit të paraqitjes.