Real Madridi është shpallur klubi më i mirë në ceremoninë Topi i Artë që po mbahet në Paris.

Real Madridi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan në edicionin e kaluar.

Trofeu nuk është dorëzuar pasi asnjë përfaqësues i Realit nuk është në ceremoni.

Kjo pasi gjatë ditës së sotme, klubi spanjoll e anuloi fluturimin për Paris, shkaku që thuhet se Vinicius s’e ka fituar “Topin e Artë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume