Superylli i Real Madridit, Vinicius Junior, nuk e ka fituar “Topin e Artë” 2024, ndonëse deri në fund ishte favoriti kryesor. Ai e humbi garën me mesfushorin spanjoll, Rodri, i cili e fitoi këtë çmim për herë të parë në karrierë.

I menjëhershëm qe reagimi i Vinicius Junior në rrjetin social “X”.
“Nëse është nevoja do ta bëj edhe 10 herë të tjera. Ata nuk janë gati”, ka shkruar Vini në postim. Rodri u bë lojtari i parë nga Premier League që e fiton këtë çmim, që nga koha e Cristiano Ronaldos më 2008.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume