Një fotografi  e postuar nga zv.kryeministri Arben Fetai në profilin e tij në Facebook, shihet edhe gazetari dhe ish kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.

Nuk dihet nëse Selmani  është futur në ASh-në e Taravarit, pasi shihet edhe kryetari dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Portali TS hedh dyshime për futjen e Selmanit në politikë nga shkaku se qëndrimi i tij i ulur mbi kolltuk duket se i takon shtëpisë së ASH-së dhe në kabinetin e Arben Fetait.

Për të vulosur gjithë këtë bisedë, zv.kryeministri ka shkruar se në vizitë është kryetari Arben Taravari në kabinetin e tij që nënkputon se Naser Selmani është pjesë e kabinetit të Arben Fetait.
“Vizitë në Kabinetin tim nga Arben Taravari për të filluar javën për së mbari!” ka shkruar Fetai

Deri tani Naser Selmani ka qenë kritikuesi më i madh i BDI-së dhe ndonjëherë mbrojtës i VLEN-it.