Reshjet e rrëmbyeshme që kanë shkaktuar dëme të mëdha në Spanjë këto ditë, dhe kanë marrë më shumë jetë njerëzish në zonën e Valencias, kanë mbërritur në Barcelonë.

Në rrjetet sociale po përhapet një video nga shtëpia e sulmuesit të gjigantëve katalanas, polakit Robert Lewandowski.

Gruaja e tij Anna Lewandowski ndau një video në profilet e saj në rrjetet sociale duke treguar sesi uji arriti në pragun e derës.


Të martën, Barcelona do të përballet me Crvena Zvezda në Marakana dhe skuadra e Hansi Flick nuk mundi të stërvitet në stadiumin e tyre për shkak të përmbytjeve para ndeshjes.

Është një situatë alarmuese në Barcelonës dhe kanë arritur nivelin e njëjtë të dëmeve financiare, ndërsa ende nuk dihet numri i viktimave. /Telegrafi/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume