Galatasaray ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Tottenhamit në Ligën e Evropës.

Gjiganti turk mposhti 3:2 ekipin nga Londra e Veriut në Stamboll.

Akgun kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë të ndeshjes, por nuk vonoi shumë dhe Tottenham barazoi shifrat në 12 minuta më pas.

Osimhen “shpërtheu” duke shënuar dy herë në periudhën e shtatë minutave për t’i dhënë epërsinë e dy golave Galatasarayt.

Largimi me kartonin e dytë të verdhë i Lankshear në minutën e 60-të ia shuajti shpresat anglezëe për rezultat pozitiv.

Krejt çfarë arritën të bënin ishte goli i dytë në minutën e 69-të nga Solanke.

Me këtë fitore, Galatasaray merr përkohësisht primatin në Ligën e Evropës me 10-të pikë pas katër ndeshjeve.

Në anën tjetër, Tottenhami e pëson humbjen e parë dhe bie në vendin e pestë me nëntë pikë të grumbulluara.