Jonathan Tah do të largohet nga Bayer Leverkuseni pas 10 viteve qëndrim në ‘Bay Arena’.

Qendërmbrojtësi gjerman është i gatshëm të bëj një hap para në karrierën e tij dhe ai nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Kontrata e mbrojtësit me Leverkusenin skadon në verën e vitit 2025 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin, duke dashur të largohet me parametra zero.

Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi ka konfirmuar se tanimë vendimi është marrë dhe Tah do të largohet në fund të sezonit.

Mediat e ndryshme në Gjermani kanë raportuar se Tah ka para vetës katër top klube për ta vazhduar karrierën e tij.

Dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid janë duke e përcjell situatën e tij.

Gjithashtu në garë për mbrojtësin shtatlartë janë edhe Bayern Munich si dhe kampioni italian Inter.