Federata Evropiane e taekwandos e ka pezulluar me gjashtë muaj trajnerin Valmir Fetiu pasi ky u fundit pati sjellje agresive ndaj garueses kosovare në Kampionatin Evropian për fëmijë që po zhvillohet në Tiranë.

Incidenti është incizuar dhe bëri bujë të madhe, derisa federata evropiane njoftoi se trajneri është pezulluar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare e vendore me arsyetimin se ai pati “sjellje agresive”

Në pamjet e publikuara, Fetiu shihet duke e goditur me shuplakë garuese tetë vjeçare e cila është edhe vajza e tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume