Promovimi, rënia dhe trofeu nuk janë të vetmet gjëra në lojë në raundin final të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, me ndikime të mundshme edhe në kualifikimin për Kupën e Botës 2026.

Katër skuadra do të kualifikohen për një play-off për të arritur në Kupën e Botës përmes Ligës së Kombeve.

Ato janë katër fituesit më të mirë të grupeve që nuk arrijnë të përfundojnë në dy vendet e para në grupet e tyre kualifikuese për Kupën e Botës vitin e ardhshëm.

Duke qenë se ekipet në divizionin më të lartë të Ligës së Kombeve ka shumë gjasa të kualifikohen për Kupën e Botës përmes kualifikimeve evropiane – dhe shumë ekipe në nivelin e dytë gjithashtu – kjo i jep një stimul shtesë skuadrave në Ligat B dhe C, aty ku gjenden Kosova dhe Shqipëria.

Katër skuadrat që kualifikohen për play-off përmes Ligës së Kombeve do të bashkohen me 12 ekipet që përfundojnë në vendin e dytë në grupet kualifikuese të Kupës së Botës – me katër vende të lira për vitin 2026.

Do të ketë 16 ekipe evropiane në Kupën e zgjeruar të Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë – që do të thotë se kualifikimi do të duket ndryshe nga më parë. Do të ketë 12 grupe, secila me katër ose pesë ekipe, që do të hidhen më 13 dhjetor.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com