Një nga monumentet e rralla arkitekturore të veriut, është Kulla e Ngujimit, e shpallur në vitin 1987 si Monument Kulture, Kategoria I.

Ky ndërtim unik njihet si vendi ku qëndronin ata që kishin kryer një akt në kundërshtim me ligjet e kanunit dhe prisnin derisa të arrihej pajtimi.

Kulla e Ngujimit gjendet në luginën e Thethit dhe është një nga atraksionet turistike kryesore të këtij fshati të njohur alpin.

Kulla ka strukturë katërfaqëshe me çati tipike alpine. Ekzistenca e saj përmendet nga Franc Nopça, një nga albanologët më të njohur hungarez, i cili ka udhëtuar në viset malore të Shqipërisë në fillim të shek. XX. Mënyra e ndërtimit mbi shkëmb, dhe izolimi me gurë i kullës është karakteristike për trevat e thella të veriut.

Këto fortesa dominojnë ndërtimet e tjera në zonë. Dritaret e vogla si frëngji u jepnin përparësi banorëve të kullës të ndiheshin të sigurtë dhe të mos diktoheshin jashtë fortesës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume