FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që do të dorëzohet në verën e vitit 2025, në përfundim të turneut me 32 ekipe në Shtetet e Bashkuara.

FIFA ka zbuluar se trofeu do të prodhohet nga Tiffany & Co dhe do të përmbajë mbishkrime në disa gjuhë të ndryshme.

Kampionati botëror do të zhvillohet në 12 stadiume të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, gjatë muajve qershor dhe korrik.

Edicioni i vitit 2025 do të jetë i pari me një format krejtësisht të ri, me 32 ekipe, sipas një sistemi të ngjashëm me Kupën e Botës me 32 ekipe, e cila zhvillohet mes kombëtareve çdo katër vjet.

Dy skuadra italiane do të marrin pjesë, së bashku me 10 klube të tjera evropiane, gjashtë nga Amerika e Jugut, katër nga Azia, Afrika dhe Amerika e Veriut, një nga Oqeania dhe një vend është rezervuar për një klub nga vendi mikpritës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume