Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo ende po vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare.

39-vjeçari mbrëmë arriti të shënojë dy gola në fitoren prej 5-1 të Portugalisë ndaj Polonisë.

Ronaldo shënoi fillimisht nga penalltia, derisa golin e dytë e shënoi në mënyrë spektakolare, me rofeshatë.

Pas ndeshjes, ylli portugez foli edhe për mundësinë e pensionimit të tij nga futbolli aktiv.

“Pensionimi im mund të ndodhë pas një viti apondy vitesh, nuk e di. Nuk jam duke e menduar pensionimin, do të bëhem 40-vjeç duke e shijuar futbollin. Tërhiqem si ta shohë që nuk bën më. Tash për tash po kënaqem duke luajtur”, ka thënë ai fillimisht.

Ronaldo u pyet edhe rreth rekordit të 1000 golave të shënuar, me portugezin që tashmë ka 910 gola në karrierën e tij.

“Do të ishte kënaqësi ta arrijë shifrën prej 1000 golave në karrierë, por nuk jam i dhënë pas kësaj, nuk po mendoj aty”, shtoi ai.

Ronaldo për momentin luan në Arabinë Saudite tek Al-Nassr.