Në 12 muajt e fundit, kostoja e pronave në Zvicër është rritur me 3.8 për qind, sipas një studimi të publikuar nga një konsulencë imobiliare IAZI.

“Shpërthimi i shpeshtë i një flluske çmimi nuk është materializuar, megjithëse ka pasur rënie të vogla në kurbën e çmimeve”, thuhet në raport, transmeton albinfo.

Për shembull, një apartament 115 metra katror është më i shtrenjti (2.22 milionë franga) në Gjenevë.

Më pas është Cyrihu (2.12 milionë), i ndjekur nga St. Moritz (1.74 milionë), Zermatt (1.70 milionë) dhe Lozana (1.65 milionë), shkruan thelocal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume