Prokurorët në qytetin e Novi Sad në Serbi kanë lëshuar 11 urdhër arreste për të akuzuarit lidhur me ngjarjen e rëndë në stacioni hekurudhor. Në 1 Nëntor, çatia e rinovuar e betonit në stacionin hekurudhor u shemb duke lënë të paktën 14 viktima. Një prej të plagosurve ndërroi jetë të dielën në spital.

Opozita dhe qytetarët protestuan këtë të enjte në ditën e tretë të revoltës së tyre kundër qeverisë duke i akuzuar për korrupsion dhe nepotizma.
Emrat e personave të arrestuar nuk u bënë më dije, por vetëm inicialet e tyre, nga të cilat lihej të kuptoj se ishte arrestuar edhe Goran Vesic, ish-ministër i Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës. Ky lajm u përgënjeshtrua më pas nga ai vetë përmes një statusi në Facebook.

Pas ngjarjes së rëndë, dhanë dorëheqjen Ministri i Transportit,i Ndërtimit dhe Infrastrukturës, ministri i Tregtisë dhe kreu i Hekurudhave Shtetërore të Serbisë.
Nga protestat të cilat vijojnë, kërkohet gjithashtu që ata që janë përgjegjës për katastrofën të përballen me drejtësinë dhe aktivistët e arrestuar në një protestë kundër qeverisë për shkak të katastrofës të lirohen menjëherë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume