Kryetari i Qeverisë, Mickoski, në vizitë dyditore në Serbi me rastin e panairit ndërkombëtar të verës, ushqimit, rakisë dhe turizmit “Vizioni i Verës të Ballkanit të Hapur”

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të realizojë vizitë dyditore në Republikën e Serbisë.
Në orën 14:00, kryeministri Mickoski do të zhvillojë takim tet-a-tet me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në orën 14:45, kryeministri Mickoski do të zhvillojë takim tet-a-tet me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq, në Qeverinë e Republikës së Serbisë.
Njëkohësisht, me rastin e panairit të tretë ndërkombëtar të verës, ushqimit, rakisë dhe turizmit “Vizioni i Verës të Ballkanit të Hapur”, në orën 15:45 do të mbërrijë delegacioni maqedonas në përbërje të Ljupço Dimovskit, zëvendëskryeministër për sistem politik, Ivan Stoilkoviqit, zëvendëskryeministër dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Igor Janushevit, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Ljutkovit, ministër i Kulturës dhe Turizmit, Cvetan Tripunovskit, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Goran Minçevit, ministër i Administratës Publike, dhe Maksim Dimitrievskit, kryetar i Komunës së Kumanovës.
Në orën 16:00 do të fillojë hapja e ngjarjes, ku Kryetari i Qeverisë Mickoski do të mbajë fjalim para të pranishmëve. Pas fjalimit, do të realizojë shëtitje nëpër panair.
Në orën 19:00, në sallën solemne të hotelit Hajat, do të mbahet mbrëmja maqedonase, ku do të mbajë fjalim Kryetari i Qeverisë Mickoski dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Serbisë, Nikolla Tupançevski.
Më datë 23.11.2024, në orën 11:00, pranë standit maqedonas, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, do të japë deklaratë për mediat.