Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë debatit me temë ”Shqipja gjuhë zyrtare – shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit“, deklaroi se gjuha shqipe është vija e kuqe që e përcakton popullin shqiptar a është shtetformues në këtë shtet apo jo.
Osmani tha se kjo varet nga ajo nëse gjuha shqipe është gjuhë zyrtare,
“Tre këto çështje po sfidohen në katër muajt e fundit. Këtë përpjekje e kam quajtur mision për ta çmontuar Marrëveshjen e Ohrit. Kujt i shërben çmontimi i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes më të suksesshme në rajon që ka krijuar harmoni dhe kohezion ndëretnike funksionale dhe çfarë pas Marrëveshjes së Ohrit”, tha Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume