Në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” ndau çmimin shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2024 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fituesit e çmimit “22 Nëntori” për vitin 2024 janë prof. dr. Avzi Mustafa, pedagog dhe prof.dr. Afrim Osmani, profesor universitar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume